
Stanet kanë qenë “mollë sherri” mes banorëve të Izniqit dhe komunës së Pejës.
Në mes të banorëve të Irzniqit dhe komunarëve të Pejës ka përplasje.
Këta të fundit kanë nisur rrënimin e staneve të ndërtuara në këtë bjeshkë, derisa fshatarët po thonë se janë pronat e tyre dhe se do t’i mbrojnë ato me çdo kusht.
Banorët thonë po ashtu se këto prona i kanë blerë qysh në kohën e Turqisë.
Në të ardhmen, ata thonë se do të organizojnë edhe protesta të tjera.