
Hysaj mund të përfundojë te Roma.
Elseid Hysaj ka qenë temë e diskutimit në takimin mes dy klubeve, Napolit dhe Romës pas ndeshjes në Olimpico.
Roma është duke u interesuar për Hysajn, pasi po ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi shqiptar në anën tjetër nuk po ka hapësira te Napoli i Carlo Ancelottit dhe ka kërkuar largimin.
Por problemi më i madh mbetet tek çmimi i tij, pasi Roma nuk është gati të ofrojë më shumë se 12 milionë euro.
Ndërkohë Napoli nuk zbret nga kërkesat e saj që kërkon 20 milionë euro për shkodranin.