Nisin bisedimet me PSG, Milan po e transferon këtë super-lojtar

14:46 | 02 Janar 2022

Drejtori i AC Milan, Paolo Maldini ka filluar bisedimet me Paris Saint-Germain për nënshkrimin e mundshëm të Abdou Diallo, thuhet në një raport.

Edicioni i sotëm i mëngjesit i il Corriere dello Sport shkruan se Diallo është ndër mbrojtësit që Rossonerët po ndjekin si një opsion potencial për të zëvendësuar Simon Kjaer, i cili do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit,përcjell ORAinfo.

Milani kërkon një huazim me opsion për të blerë , ndërsa parisienët kërkojnë 25 milionë euro dhe një marrëveshje të përhershme për të shitur 25-vjeçarin. Megjithatë, dialogu mes palëve është i hapur, me Maldinin që flet me mikun dhe homologun e tij Leonardo me shpresën për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë, e njëjta gazetë pretendon se në listën e objektivave është Sven Botman, por edhe Andreas Christensen, të cilit kontrata me Chelsean i skadon në qershor. Megjithatë, vlen të theksohet se ky do të ishte një operacion më shumë për verën sesa për janar. /ORAinfo/

Komento: