Nisin bisedimet, Milan po e transferon yllin e Barcelonës

15:59 | 14 Tetor 2019

Drejtori i Milanit, Zvonomir Boban ka caktuar Ivan Rakitic të Barcelonës si transferim të parë për janar.

Raportet e fundit nga e përditshmja katalanase Sport pohuan se Milani është një nga pesë skuadrat e interesuara për Rakitic, me vlerë 35 milion €,përcjell ORAinfo.

Mesfushori 31-vjeçar ka luajtur vetëm 186 minuta v konkurrues deri më tani këtë sezon dhe e ardhmja e tij në Nou Camp duket se është në dyshim.

Tani, Daniele Longo i Calciomercato.com pretendon se Rakitic është nënshkrimi i ëndrrave ’të Boban për dritaren e transferimit të janarit.

Gazetari pretendon se kontaktet kanë filluar me përfaqësuesit e tij, dhe se ylli kroat dëshiron të largohet nga Barcelona./ORAinfo/

Komento: