Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar vizite tek bujqit e Sopisë së Therandës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Siç bëjnë rëndom kryeministrat e Kosovës, edhe Kurti e ka vazhduar këtë traditë dhe ka shpërndarë foto nga kombaja.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se “15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme”.
Postimi i tij i plotë:
15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit.
Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme.
Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.