Nisma kërkon qe të rinumërohen të gjitha vendvotimet, jo vetëm 303 kuti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nisma kërkon qe të rinumërohen të gjitha vendvotimet, jo vetëm 303 kuti

18:41 | 09 Tetor 2019

KQZ ka vendosur sot që të rinumërohen 303 kuti të votimit.

Nisma Socialdemokrate përmes një konference për media pas vendimit të KQZ-së për rinumërim të votave në disa vendvotime kanë thënë se Komisioni Qendror ka marrë vendim sic kanë pretenduar edhe ata.

Bilall Sherifi tha se KQZ më në fund e pranoi gabimin që është bërë në ditën e zgjedhjeve.

“KQZ mori vendim ashtu siç kemi pretenduar ne se ka pasë gabime në formularë, edhe për kundër faktin që PZAP ka refuzuar që ta trajtojë, KQZ megjithatë më në fund pranoi gabimin. Ka pranuar se kemi gabime në formular pra teknike, që në fakt ato kanë qëne gabime në bartjen e të dhënave”, ka thënë Sherifi.

Sherifi tutje ka shtuar se ky vendim duhet të shtrihet edhe më tej.

“Jemi të kënaq me fillimin e pranimit të gabimit. Ky vendim duhet të shtrihet edhe më tej. Askush nga Nisma nuk është duke e kontestuar daljen në zgjedhje, deri në këtë pikë jemi në rregull, nga momenti kur janë hapur kutitë janë numëruar votat dhe ka filluar bartja e tyre në formularë aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave”, ka shtuar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!