Një dashuri kjo si e Gencit dhe Enit

21:31 | 11 Qershor 2021

Eni Koçi në darkë romantike me Genc Prelvukajn.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë ndër çiftet më të dashura të estradës sonë, shkruan lajmi.net.

Dyshja janë pothuajse kudo bashkë me njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet romantike disa herë.

Përmes fotografive të fundit, Eni dhe Genci treguan se po shijojnë një darkë romantike në mbrëmjen e sontme.

Çifti dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe morën vetëm komente pozitive nga ana e ndjekësve të tyre.

Një foto nga kjo mbrëmje e ndau edhe Genci, i cili i jep një kompliment të bukur partneres.

“Sapo ma beri këtë foto një peshk i bukur 😀
@enikociiii“, ka shkruar ai.

Komento: