Një ditë para se të bëhet ushtri, presidenti Thaçi ‘inspekton’ FSK-në

12:52 | 13 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës nesër pritet te bëhet me ushtri.

E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në orën 15:00 do ta vizitojë kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo vizitë e tij vije një ditë para seancës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Të premten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku pritet të votohen tri projektligjet të cilat i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa pasdite është paralajmëruar ceremonia shtetërore në Prishtinë. /ORAinfo/

Komento: