Një ditë pas finales, Donaldi jep lajmin e madh

21:42 | 19 Shkurt 2022

Ai ishte njëri ndër konkurrentët më të dashur të Big Brother Vip.

Donald Veshaj ka publikuar videon e parë pas finales së BBV.

Ndonëse nuk arriti të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, por Donaldi ka fituar fansa të shumtë nga e gjithë bota.

Pas finales së mbrëmshme para pak minutash Donaldi ka postuar një video në profilin e tij në instagram duke dhënë një lajm të mirë.

Aktori Veshaj ka treguar se do t’i dhurojë 100 mijë euro nga buxheti i tij për t’i ndërtuar katër shtëpi, dy prej tyre në Kosovë e dy në Shqipëri.

Ai po ashtu i ka uruar fitoren Ilirit dhe njëherish e ka ftuar së bashku në idenë e tij për ndërtimin e shtëpive për njerëzit në nevojë.

E gjithë kjo vepër humane vie pas mbështetjes së madhe që Donaldi mori nga një masë e gjerë e publikut.

Komento: