
Një veturë ka goditur një këmbësore në qytetin e Shtimës të merkurën.
Raportohet se viktima ka pësuar lëndime trupore ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Shtime 20.09.2019 – 17:55. Vozitësi mashkull K-Shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K-Shqiptare. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.