Një person goditet nga vetura në oborrin e QKUK-së

23:54 | 10 Dhjetor 2021

Një person është goditur në oborrin e QKUK.

Një këmbësor është goditur nga një veturë në oborrin e QKUK-së, raporton Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 21:30, ndërkohë që lëndime trupërore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30, në oborrin e QKUK, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Komento: