Njësia Speciale e Kosovës nuk e lejon Crvena Zvezdës të hyjë në Kosovë

11:36 | 09 Tetor 2019

Futbollistët e Crvena Zvezdës që pritej të vinin në Kosovë janë ndaluar nga Njësia Speciale e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan, njofton Klan Kosova.

Për këtë shkruan edhe mediat serbe, ndërsa mediumi serb “Novosti” ka publikuar edhe një video nga kufiri Kosovë-Serbi.

Komento: