Njofim i rëndësishëm nga Dogana e Kosovës lidhur me importin e miellit

09:46 | 25 March 2020

Dogana e Kosovës: Ka import të vazhdueshëm të grurit, nuk ka nevojë për panik.

Dogana e Kosovës edhe në këtë kohë të pandemisë ka vazhduar me aktivitetet e saj në zhdoganimin e mallrave.

Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, tha se dogana ushtron aktivitetet pothuajse tënjëjtë.

“Në këtë kohë kemi përshpejtuar aktivitetetet, është rritur kujdesi dhe kontaktet i kemi më të pakta”, tha ai sot në RTK.

Ai ka siguruar se ka import të mjaftueshëm dhe nuk ka ka nevojë për stoqe dhe për panik.

‘Është rritur në mënyrë enorme importi i miellit dhe grurit, tha ai.

Stavileci bëri me dije se ka import të vazhdueshëm të artikujve strategjik dhe për kët nuk duhet të ketë shqetësim.

Për të hyrat, ai tha se deri dje të hyrat janë pothuajse të njëjta me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Deri dje kemi 219 milionë euro të hyra, pra kemi rritje prej 5 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, tha ai.

Komento: