Njoftim i madh nga FFK për futbollin kosovar

19:34 | 17 Korrik 2021

FFK lëshon njoftimin: Sistemi VAR po vjen në Kosovë.

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës pritet të jetë nën vëzhgimin edhe të sistemit VAR.

Kryetari Agim Ademi e kishte paralajmëruar një gjë të tillë muaj më parë dhe duket se kjo tani edhe do të konkretizohet.

Fazja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës ka lëshuar një video të shkurtër përmes së cilës paralajmërohet se kjo teknologji shumë shpejtë do të jetë edhe në futbollin kosovar.

“VARKosova. Video Asistant Referee. Së shpejti!”, është shkrimi në videon e postuar nga FFK.

Komento: