Nora shfaqet me një mashkull të panjohur, vëmendje merr veshja e tyre

22:33 | 28 Dhjetor 2018

Ka kohë që Nora Istrefi nuk është pjesë e medias rozë. Së fundi më shumë komentohet për paraqitjen e saj të përditshme, shkruan “Kosovarja”.

Nora gjithnjë ka qenë e rezervuar dhe thuajse asnjëherë nuk ka dhënë shumë material. Edhe atëherë kur të gjitha mediat janë marrë me jetën e saj private, ajo ka heshtur.

Së fundi, bashkëshorti i saj, Roberti, shpesh ka lëshuar deklarata dashurie për Noren, duke treguar bindshëm se ajo është dashuria e tij e madhe, shkruan “Kosovarja”.

Nora nuk është kudo e në çdo mbrëmje nën shoqërinë e të shoqit, por pranë saj asnjëherë nuk mungon Dj i saj, Driloni, që e shoqëron në thuajse të gjitha mbrëmjet brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja shpesh pozon nën shoqërinë e Drilonit, i cili është mik i Nores dhe Robertit.

Komento: