Nuk arriti ta bindë Valverden, Barcelona po shet këtë futbollist

10:51 | 15 Dhjetor 2019

Barcelona ka vendosur ta shesë Jean Clair Todibon

Todibo u afrua tek Barcelona nga kampionati francez, por lojtari nuk ka arritur që të bind trajnerin Ernesto Valverde me paraqitjet e tij.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, e ardhmja e Todibo është larg skuadrës së Barcelonës, të paktën për momentin, transmeton lajmi.

Skuadra katalane është e hapur që të shes lojtarin për 10 milionë euro.

Por, në secilin variant të mundshëm, Barcelona dëshiron të ketë një klauzolë në kontratë që i lejon të drejten e blerjes mbrapsht.

Mbetet të shihet nëse katalanët do të gjejën një skuadër për lojtarin, që ta largojnë në janar.

Komento: