
Gëzimja tashmë është personazh shumë i njohur për publikun tonë.
Ajo së pari u bë e njohur si reja e Remzie Osmani, shkruan ORAinfo.
Ndërsa tani Gëzimja ka një numër të madh ndjekësish që përcjellin çdo hap të saj.
Ajo se fundmi ka publikur një video ku tregon se vajza e sa, Ema ka nisur rrugën e gjyshes së saj, Remzie Osmanit, për tu bërë këngëtare.
‘Nuk don mu ndal më’, e ka përshkuar videon ku Ema shfaqet duke kënduar një këngë.
Kjo video padyshim që do t’ia kënaq zemrën gjyshes së saj, Remzies. /ORAinfo/
