
Manchester United është duke bërë plane për forcimin e sulmit.
E sulmuesi kroat Mario Mandzukic është bërë objektivi numër 1 i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi kroat është i pakënaqur me situatën e tij aktuale në Juventus dhe po planifikon të largohet prej aty gjatë dimrit.
33 vjeçari ka përfunduar në bankinë tek ekipi torinez, ku po luajnë më shumë Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain e Paulo Dybala.

Ndërkohë, ish-futbollisti anglez Ëes Broën thotë se përfaqësuesi kroat do të ishte përforcim i madh për “Djajtë e Kuq”.
United po hasin në vështirësi për të shënuar gola këtë sezon, prandaj po planifikojnë të bëjnë përforcime të mëdha gjatë janarit.