Nuk e keni pritur? Ky është konkurrenti i Për’puthen që u deklarua për Laureta Zybën

11:31 | 15 Shkurt 2022

Ky është konkurrenti i Për’puthen që u deklarua për Laureta Zybën.

Për’puthen këtë sezon ka arritur të nxjerrë më shumë çifte.

Pas Alvisës dhe Bashkimit, Mikela u deklarua për Erionin, ndërkohë mbrëmë ditën e të dashuruarve Meliku u deklarua për Laureta Zybën, shkruan lajmi.

Kjo e fundit me tu bërë pjesë e Për’puthen mori shumë vëmendje për shkak se u zbulua e kaluara e saj problematike.

Rikujtojmë se Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Mirëpo, e kaluara e saj nuk përbën problem për njërin nga djemtë e Për’puthen i cili mbrëmë mes emocionesh të forta u deklaruar për Lauretën.

Ndryshe, deklarimi i Melikut për motrën e Rrushes u kritikua shumë nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Komento: