Nuk është Haaland, Barcelona gati ta transferoj ‘bishën’ e sulmit nga La Liga

09:11 | 14 Mars 2022

Sezonin e ardhshëm Isak pritet ta vesh këtë fanellë!

Barcelona kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Real Sociedad, Aleksander Isak.

Barcelona janë në kërkim të një sulmuesi, opsioni i tyre primar mbetet sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Pas norvegjezit janë shumë ekipe, për ta pasur në radhët e tyre sulmuesin nga Dortmundi, do të duhet një shumë e madhe financiare.

Momentalisht Barcelona nuk mund të përballojnë kërkesën e lartë financiare, transmeton lajmi.

‘Blaugrana’ janë duke shqyrtuar mundësit për nënshkrimin me një sulmuesi tjetër.

Kanë disa opsione të tjera, në mesin e tyre së fundmi u shtuar edhe sulmuesi i Real Sociedad, Aleksander Isak. Ai është një sulmues mjaft efektiv dhe e njeh shumë mirë La Ligën.

Mbetet të shihet se me cilin nga disa opsionet do të nënshkruaj këtë verë Barcelona.

Komento: