Nuk është i lumtur në Juventus, ylli i madh konfirmon largimin

16:44 | 27 Nëntor 2019

Mesfushori i Juventusit, Emre Can nuk është i lumtur.

Mesfushori gjerman diskutoi zhgënjimet e tij me Bianconeri dhe trajnerin e tyre Maurizio Sarri në një intervistë për Sport Bild ,përcjell ORAinfo.
 
“Një rikthim në Bundesliga? Unë mendoj se nuk mund të thuash kurrë. Nuk jam i kënaqur me situatën time në Torino, ajo duhet të ndryshojë në një farë mënyre. Ose në Torino, ose unë duhet të gjej një zgjidhje tjetër ”
 
Për më tepër, Bild raporton se Borussia Dortmund po mendon të ofrojë 30 milion € për Can dhe për lojtarin e Juventus, Mario Mandzukic në janar./ORAinfo/

Komento: