Nuk është Milan, klubi italian nis ‘luftën’ për transferimin e Ibrahimoviçit

18:14 | 18 Nëntor 2019

Zlatan Ibrahimovic në janar pritet të kthehet nga Amerika në Evropë.

Skuadra e Bolognas është futur seriozisht në garë për shërbimet e Zlatan Ibrahimovic.

Bologna është e gatshme që të nis një ofertë zyrtare për Ibrahimovic, gjatë muajit janar, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.

Suedezi pritet të kthehet në futbollin evropian, pasi ka lënë LA Galaxy.

Italia është destinacioni më i mundshëm për lojtarin, kurse Bologna dhe Milan janë skuadrat që po interesohen për të.

Gruaja e Zlatan, Helena Seger, preferon rikthimin në Milan, por Bologna janë të vendosur të ndryshojnë mendjen e lojtarit dhe të marrin nënshkrimin.

Komento: