Nuk humb kohë, Xhaka zbulon ekipin e ri

14:43 | 11 Nëntor 2019

Granit Xhaka, duket se nuk do të jetë pjesë e Premier League.

Granit Xhaka është duke i kaluar muajt e fundit të aventurës së tij si futbollist i Arsenalit.

Mesfushori kosovar ka humbur shiritin e kapitenit te “Gunners” pas reagimit të ashpër që pati ndaj vërshëllimave ndaj tij nga tifozët e klubit londinez në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Raportimet e fundit nga “RSI” në Zvicër sugjerojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A te skuadra e Milanit.

Xhaka ende nuk ka luajtur për Arsenalin pas rastit në fjalë duke shtuar spekulimet se do të kërkojë një skuadër të re, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Po ashtu, menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka shtuar dyshimet se Xhaka do të ndahet me klubin londinez duke mos e konfirmuar nëse mesfushori do të paraqitet përsëri për skuadrën nga Emirates Stadium.

Komento: