Nuk ishte Beatrixe, ja me kë e kaloi natën pas daljes nga ‘BBV’ Donaldi!

14:04 | 20 Shkurt 2022

Donald Vishaj nuk ka arritur që të fitojë çmimin e madhe në Big Brother VIP.

Ky çmimi është marrë nga balerini, Ilir Shaqiri.

E aktori pas daljes nga Bgi Brother VIP po vazhdon të shijojë ‘lirin’ me të afërmit e tij.

Aktori mbrëmë ishte i ftuar special në koncertin e Fifit dhe Elgitit.

I shoqëruar nga vëllai i tij, Romeo dhe disa miq të tij, , Donaldi ka festuar daljen nga shtëpia e famshme deri në orët e vona, përcjell ORAInfo.

Aty nuk është parë fare e dashura e tij, Beatrixe Ramosaj.

Mosprezenca e Trixës ka nisur të ngjallë dyshime nëse Donaldi pas daljes nga shtëpia ka nisur të largohet nga këngëtarja e Kosovës.

Se çfarë po ndodh mes çiftit në fjalë, këtë do ta kuptojmë shpejt, pasi dyshja pritet shumë shpejt të bëj një hap i cili do të zbulonte shumë për lidhjen e tyre pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. /ORAinfo/

Komento: