Nuk ndalet Liverpool, përmbysë Tottenhamin

19:46 | 27 Tetor 2019

Liverpool i pandalshëm drejt titullit.

Liverpool ka përmbysur Tottenham në derbin e xhiros së 10 në Premierligë.

‘Të Kuqtë’ fituan me përmbysje në 45 minutëshin e dyte me rezultat përfundimtar 2-1.

Harry Kane (1’) la të shtangur ‘Anfield’ kur shënoi një gol të hershëm.

Por kjo i motivoi edhe më shumë lojtarët vendas që nisën sulmet e pandalshme, por goli u vonua deri në pjesën e dytë.

Jordan Henderson (52’) barazoi rezultatin, ndërsa Mohamed Salah (75’) i siguroi tre pikë shumë të rëndësishme nga penalltia.

Ekipi i Jurgen Klopp mban vendin e parë me 28 pikë, 6 më shumë se City në vendin e dytë kurse Tottenham me 12 pikë mban vendin e 11

Komento: