Nuk po luan të Milan, Castillejo ka befasuar të gjithë me vendimin e tij

08:30 | 19 Dhjetor 2019

Samu Castillejo nuk po gjen hapësirë të Milan.

I transferuar verën e kaluar, lojtari spanjoll nuk ka arritur që të siguroj vend në 11-shën startuese.

Nën drejtimin e Giampaolo, Castillejo luajti në dy ndeshjet e para të sezonit që nga minuta e parë. Mirëpo me ardhjen e Piolit, ai nuk është futur shpesh në lojë, përcjell ORAinfo.

Kjo ndoshta edhe për shkak se Pioli përdor formacionin 4-3-3, që nuk e favorizon spanjollin.

Në dy ndeshjet e fundit, megjithatë, ai ka dalë nga pankina për të zëvendësuar Suso në krahun e djathtë, duke regjistruar gjithsej 10 minuta në fushën e blertë.

Përkundër kësaj, siç raporton Calciomercato, Castillejo e ka njoftuar Milanin – përmes agjentëve të tij – që dëshiron të qëndrojë në klub në janar.

Si rezultat i kësaj, të gjitha bisedimet për dalje janë shtyrë deri në verë, kur kuqezinjtë janë gati për disa ndryshime. /ORAinfo/

Komento: