Nuk po stërvit më me Juventusin, ylli i madh drejt largimit

21:06 | 30 Nëntor 2019

Mandzukic siç duket nuk do të jetë më pjesë e Zonjës së Vjetër.

Shënjestra e Manchester United, Mario Mandzukic nuk po stërvit më me Juventusin,përcjell ORAinfo.

Kroati ka një kohë të gjatë që po injorohet nga skuadra bardhezi.

Sulmuesi ka qenë jashtë plave së skuadrës së parë nën urdhrat e Maurizio Sarri, duke nxitur bisedën për një transferim në Premier League./ORAinfo/

Komento: