Nuk respektuan kufizimin e lirisë së lëvizjes, policia prangos tetë persona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk respektuan kufizimin e lirisë së lëvizjes, policia prangos tetë persona

23:07 | 26 Mars 2020

Policia e Kosovës ka prangosur tetë persona pasi nuk respektuan kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Nuk respektoj vendimin e qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes, prangosur disa persona.

Jo të gjithë e respektuan vendimin e qeverisë, për kufizim të liris së lëvizjes.

Kjo është edhe arsyeja që 8 persona u ndaluan një ditë më parë në gjithë Kosovën, nga policia.

Një rast i tillë sipas raportit të policisë ndodhi në fashtin Llaushë e Poshtme të Podujevës.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë, një i dyshuar është parë duke mos respektuar masat e ndërrmara, ai ishte duke punu në lokalin e tij,duke u shërbyer klientëve pije-kafe.

Raste të ngjashme ndodhën edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës.

E ky vendim i Qeverisë duket se nuk po respektohet edhe nga mjekët.

Të mërkurën, në ora 16:58 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra.

I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.

Ndërkaq në Mitrovicë, rreth orës 21:30.

Janë prangosur katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet jashtë orarit të kufizuar.

Por, të njëjtit mund ta pësojnë edhe më keq.

Sipas njohësve të drejtësisë, ata persona që arrestohen për këtë gjë, mund të përballen me ndalim deri në 2 vjet.

Në raportin policor është bërë e ditur se janë prangosjen 25 persona nga Policia e Kosovës në gjithë Kosovën.

13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Prangosjet kanë të bëjnë me raste të ndara dhe vepra të ndryshme

Komento: