Nuk u largua për shkak të Kiarës dhe Luizit, Bledi Mane zbulon arsyen e vërtetë pse u largua nga Big Brother

20:21 | 27 Shkurt 2023

Bledi Mane u largua me dëshirën e vet nga Big Brother VIP Albania të martën e kaluar, transmeton Top Channel.

Pasi ishte me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon në nominim, ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që çifti të mos ndahej, megjithatë pas daljes nga shtëpia e famshme, ai ka treguar një arsye tjetër.

I ftuar në Fan Club, ka thënë se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.

“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë”.

“Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin…”, është shprehur Mane.

Video:

Komento: