Nxehet Challandes: Çdo lojtar që nuk e bën këtë gjë kundër Gjibraltarit do të ketë problem me mua – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nxehet Challandes: Çdo lojtar që nuk e bën këtë gjë kundër Gjibraltarit do të ketë problem me mua

18:34 | 09 Tetor 2019

Ndeshja kundër Gjibraltarit mund të jetë një miqësore për të gjithë, por jo edhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

Trajneri zviceran është shprehur i bindur se skuadra e tij do të jap maksimumin të enjten pasdite kur në ‘Fadil Vokrri’ takohet me Gjibraltarin.

Kosova në muajin tetor zhvillon dy ndeshje, të parën miqësore kundër Gjibraltarit, dhe të dytën kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi.

“Çdo lojtar që nuk e merr seriozisht ndeshjen kundër Gjibraltarit do të ketë problem me mua”, ka deklaruar Challandes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!