‘Nxehet’ derbi italian: Llukaku ka disa fjalë për Ibrahimovicin

16:17 | 04 Shkurt 2020

Lukaku ka këto fjalë për Ibrahimovic.

Romelu Lukaku ka thënë fjalë të mëdha për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Belgu tha se Ibrahimovic është kampion i vërtetë dhe se e respekton suedezin. Sulmuesi i Interit që po shkëlqen në Serie A shpalosi se Ibra i ka dhënë shumë këshilla gjatë kohës sa luanin për Manchester United, raporton Football Italia, përcjell lajmi net.

‘’Ai punon shumë dhe gjithmonë marr këshilla nga ai. Zlatan është një kampion dhe është gjithmonë nder të luash kundër tij’’, ka deklaruar 26 vjeçari.

Gjatë kësaj fundjave do të përballën të dy në derbin Milan-Inter, që si gjithmonë pritet të jetë shumë interesant.

Komento: