Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është zotuar të respektojë marrëdhëniet e Paris Saint-Germain me Kylian Mbappe mes thashethemeve për një largim nga Parc des Princes.
Mbappe, 20 vjeç, u tha publikisht nga Thomas Tuchel që të respektojë vendimet e stërvitjes pasi u pa duke injoruar shefin e PSG kur u zëvendësua vonë në fitoren e Ligue 1 të fundjavës së kaluar në Montpellier,përcjell ORAinfo.
Burime nga Franca asokohe pohuan se fituesi i Kupës së Botës ndonjëherë ka vënë në dyshim rëndësinë dhe trajtimin e tij në krahasim me shokun e skuadrës Neymar./ORAinfo/