SHBA i ka dalë në ndihmë Kosovës në fushën e energjisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Bordi Ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) që aprovoi Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.
Përmes një shkrimi në Twitter, presidentja ka thënë se në një telefonatë me Mahmoud Bah nga MCC, ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për partneritetin.
Osmani ka theksuar se marrëveshja kompakte prej 236,7 milionë dollarësh do të ndihmojë Kosovën në ndërtimin e një sistemi energjie elastik dhe një fuqie punëtore profesionale.