Ozil transferohet atje ku nuk pritej – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ozil transferohet atje ku nuk pritej

00:04 | 10 Tetor 2019

Ozil largohet nga Arsenal, transferohet në Turqi.

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenal, për të vazhduar karrierën në Turqi.

Sipas ‘Takvim’, skuadra turke Fenerbahce ka kontaktuar Arsenalin për një transferim të mundshëm të Mesut Ozil, përcjell lajmi net.

Pala turke është e interesuar që ky transferim të finalizohet në afatin kalimtar të janarit, i cili nuk po kalon momente të mira në veri të Londrës.

Arsenal janë të gatshëm të paguajnë një pjesë të pagës së Ozil në një marrëveshje kredie, diçka që duket e pranueshme edhe nga Fenerbahce.

Te Fenerbahce, Ozil do të kishte për bashkëlojtar Vedat Muriqin.

Komento: