Pak kush e priste, Ibrahimovic në këtë skuadër

23:55 | 11 Nëntor 2019

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është shumë e përfolur këtë kohë në botën e futbollit.

Ai mund të bëjë një hap në karrierën e tij që do të befasonte ndoshta gjithë audiencën e futbollit.

Emri i yllit suedez tash e disa javë po lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A, pasi kontrata e tij po shkon drejt fundit.

Skuadra si Bologna, Milan dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e Ibras, por duket se lojtari ka një tjetër plan.

Nicolo Schira raporton se LA Galaxy po punon për rinovimin me Zlatan, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të marrë vendimin e tij brenda këtij muaji. Mbetet të shihet çfarë po përgatit suedezi.

Komento: