Pak kush e priste, ky është trajneri që mund ta zëvendësojë Emery te Arsenal

19:02 | 27 Nëntor 2019

Espirito Santo mund të jetë trajneri i ri i Asenal.

Arsenal po kalon nëpër një krizë të rezultateve dhe Unai Emery po rrezikon seriozisht shkarkimin.

Vendi i tetë në Premierligë pas 13 xhirove, 19 pikë më pak se liderët e Liverpoolit dhe me pak gjasa për të kapur vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, Unai Emery duket se i ka të numëruara ditët te Arsenal.

Media britanike ‘Daily Mail’ raporton se Espirito Santo mund të zëvendësojë Emery te Arsenal, përcjell lajmi.

Santo po drejton në mënyrë të shkëlqyer Ëolvesin, duke e kthyer në një skuadër shumë atraktive në Premierligë, dhe aspak të përshtatshme për krerët e tabelës.

Trajneri Espirito Santo ka kontratë me Wolves deri në vitin 2021.

Komento: