Pak orë pasi shkarkoi Mazzarrin, Torino emron trajnerin e ri

16:07 | 04 Shkurt 2020

Skuadra e Torinos ka zyrtarizuar trajnerin e tyre më të ri, Moreno Longo.

Lajmin për zyrtarizimn e Moreno Longos e ka bërë të ditur vetë faqja e Torinos në Facebook.

Longo më herët ishte trajner i skuadres tjetër italiane, Frosinone, të cilës i ndihmoi që të ngjitet në Serie A në sezonin 2017/18.

Torino momentalisht gjendet në pozitën e 12-të në tabelën e Serie A pas 24 xhirove të luajtura, duke i humbur katër lojët e fundit rresht.

Me ardhjen e 42 vjecarit gjërat pritet të ndryshojnë dhe klubi pritet t’u rikthehet fitoreve.

Pak para zyrtarizimit të Longos, klubi njoftoi për shkarkimin e Walter Mazzarit, i cili drejtonte klubin deri në këtë periudhë.

Komento: