Pak para lindjes, Gëzimja ka disa fjalë për doktoreshën që u kujdes për shtatzëninë e saj

00:10 | 24 Shkurt 2023

Gëzime Hamzaj, është një personazh shumë i komentuar.

Ajo u bë figurë publike që kur u martua me djalin e këngëtares së njohur, Remzie Osmani, shkruan ORAinfo.

Ata të dy janë çifti më i përfolur i shoë-bizzit dhe vazhdimisht janë në qendër të vëmendjes.

Reja e Remzie Osmanit kohë me parë ka konfirmuar se po bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo gjithashtu konfirmoi edhe se do të bëhet nënë e një djali.

E tani Gëzimja është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo këtë e ka bërë të ditur në posimin e fundit në rrjetet sociale.

Aty Gëzimja shihet me doktoreshën e cila është përkujdesur për të gjatë kësaj shtatzënie.

Duke e falënderuar për kujdesin gjatë kësaj kohe, Gëzimja i ka dhuruar edhe një buçet me lule doktoreshës. /ORAinfo/

Komento: