Pak qytetarë kosovarë i dinë të drejtat e tyre si konsumatorë

00:00 | 16 Janar 2022

Shumë pak qytetarë kanë dijeni për të drejtat e tyre si konsumatorë.

Nga matjet del që as 20% e qytetarëve nuk i dinë të drejtat e tyre si konsumatorë.

Para se të blihen produktet, veçanërisht ato ushqimore, rekomandohet që të shikohet afati i skadimit të tyre.

Kjo sepse jo rrallë herë konsumatorëve u ka ndodhur që të blejnë produkte ushqimore me afat të skaduar. E në shumë raste produkte të mishit. Por pakënaqësitë e tilla, qytetarët s’po i adresojnë në institucione përkatëse.

Shumë nga ta, e pranojnë faktin që vetëdijesimi i konsumatorit është i ulët në Kosovë. E disa e fajësojë edhe shtetin që nuk ua qartëson këto ligje.

Pikërisht për t’ua lehtësuar qytetarëve që të kuptojnë ligjin për konsumatorët, është hapur një platformë online.

Edhe pse në Kosovë as 20% e konsumatorëve s’i dinë të drejtat e tyre, Fatbardha Restelica i rendit disa që janë të domosdoshme. E probleme me produkte, po kanë edhe ata që porosisin rroba online.
Madje, sipas ligjit qytetarët mund të ankohen edhe nëse ka paralajmërim të zbritjeve të çmimeve, e në fakt shumica e produkteve s’janë liruar.

Këto duhet të adresohen në departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Ministrinë e Tregtisë.

Për produkte ushqimore, vetëm në Agjencinë e Ushqimit e Veterinarisë janë ankuar 300 persona gjatë vitit që lamë pas.

Përkundër faktit që konsumatorët nuk kanë vetëdije të lartë për të drejtat e tyre, inspektimet e institucioneve përkatëse kryhen rregullisht.

Komento: