“Paqueta në një ekip tjetër do të luante shumë më mirë”

21:48 | 04 Nëntor 2019

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga ka mbrojtur Paquetan për paraqitjet jo të mira te Milani.

Sipas tij, ai do të ishte një lojtar shumë më i mirë në ndonjë skuadër tjetër.

“Milani nuk po shkon shumë mirë në atë moment që nuk ndihmon asnjë nga lojtarët e tyre. Nëse Paqueta po luante për një ekip që po shkonte mirë, ai do të dukej shumë më mirë pasi ai ka shumë cilësi”, ka thënë Dunga, përcjell ORAinfo.

Paqueta ka marrë kritika për ndeshjen e mbrëmbshme, ku skuadra e tij, Milan humbi përmball Lazios. /ORAinfo/

Komento: