Para “El Classicos”, ja çfarë ndodhi me Barcelonën

22:47 | 18 Dhjetor 2019

Ka tension midis Arturo Vidal dhe Barcelonës.

Mesfushori kilian, sipas ESPN ishte protagonisti i një episodi që përshkruan mirë se si është marrëdhënia mes palëve për momentin.

Vidal u largua nga stërvitja me shumë bezdi kur Valverde e njoftoi atë se ai nuk do të ishte në ndeshjen kundër Real Madrid. Shokët e tij të skuadrës, sipas raportit, u përpoqën ta ngushëllonin, por nuk arritën ta qetësojnë,përcjell ORAinfo.

Interi është një nga skuadrat që duan lojtarin në janar, duke kërkuar të forcojë skuadrën e tyre në garën Scudetto.

Siç thekson Calciomercato.com, drejtorët e Nerazzurri janë detyruar të përjashtojnë operacionin, por kërkesa e Barcelonës prej 20 milion € është shumë./ORAinfo/

Komento: