Suedisë do të mungojnë emrat e mëdha në ndeshjen ndaj Kosovës.
Kosova do të luajë miqësore me Suedinë në Doha të Katarit.
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me kombëtaren skandinave.
Kjo e fundit ka bërë publike listën për ndeshjen e një muaji më vonë, ku nuk ka ndonjë emër të njohur, shkruan lajmi.
Shumica e të ftuarve nga Suedia janë lojtarë që luajnë në kampionatin vendor – pasi skuadrat janë në pushim dimëror.
Ftesa të njëjta pritet të ketë edhe selektori i Kosovës, Bernard Challandes – që sipas disa burimeve të sigurta do të ftojë shumicë e lojtarëve që luajnë në kampionatin vendor.