Para ndeshjes me Barcelonën, Conte jep lajmin e keq

09:14 | 02 Tetor 2019

Romelu Lukaku nuk e ka bërë udhëtimin në Barcelona për ndeshjen e Champions League, pasi sulmuesi i Interit ka një problem muskulor.

Lajmi u konfirmua nga Trajneri, Antonio Conte në konferencën e tij për shtyp,përcjell ORAinfo.

“Lukaku nuk është këtu, ai kishte një problem të lehtë muskulore në kuadratin që ai për 10 ditë do të jetë jashtë,” shpjegoi Conte.

“Ai po vazhdonte ta ndiente problemin dhe testet ishin negative, por ne preferuam në çdo rast të mos e rrezikojmë. Ne duhet të mbështetemi në mënyrën se si ndihet lojtari në këto raste “, ka thënë Conte./ORAinfo/

Komento: