Para ndeshjes me Çekinë, Kosova merr lajmin e madh

22:51 | 04 Nëntor 2019

Çekisë do t’i mungojë ylli i madh në ndeshjen ndaj Kosovës.

Kosova ka marrë një lajm të madh disa ditë para ndeshjes me Republikën e Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Dardanët’ do ta luajnë këtë ndeshje më 14 nëntor në Plzen, sfidë kjo që do të jetë vendimtare sa i përket kualifikimit të mëtutjeshëm.

Mediet çeke shkruajnë se ylli i kësaj kombëtare, Patrik Schick pritet të mungojë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, shkruan lajmi.net.

Schick është lojtar i Romës, por është i huazuar te RB Lepizig në Gjermani.

Ndryshe, përballja e Grupit A në kualifikimet për Euro 2020 në mes të Kosovës dhe Çekisë do të përcaktojë pothuajse 80 për qind të gjasave se kush do të kualifikohet.

Në rast të fitores së tanëve në udhëtim, atëherë më 17 nëntor do ta presim Anglinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe një barazim mund të na dërgonte në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në 12 vende të kontinentit të vjetër.

Anglia është aktualisht lider i grupit me 15 pikë, në vendin e dytë është Republika Çeke me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh.

Komento: