Para ndeshjes me Kosovën, Mali i Zi merr lajmin e keq

08:55 | 12 Tetor 2019

Të hënën Kosova pret Malin e Zi për ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mali i Zi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Bullgarisë në Podgoricë, duke luajtur barazim 0-0 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje, saktësisht në minutën e 39’, fushën është detyruar ta lëshojë lojtari më i mirë i Malit të Zi, Stefan Savic, shkaku i një lëndimi, në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Largimi i Savic nga fusha u përcjell me gjeste shqetësuese të dukshme, që lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Lojtari nga i njëjti lëndim ka vuajtur edhe sezonin e kaluar, kur ka munguar jo pak ndeshje.

28 vjeçari që në Spanjë paraqitet te Atletico Madrid, sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të parë shkallën e lëndimit.

Sipas raportimeve, gjasat e mungesës së tij kundër Kosovës të hënën në ‘Fadil Vokrri’, janë shumë të mëdha.

Mungesa e tij do të ishte e mirëseardhur për Kosovën, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës të nivelit të lartë, që në ‘Transfermarkt’ vlen 35 milionë euro, ndërsa shumë e tij në tregun aktual të transferimeve kalon 50 milionëshin.

Komento: