
Nuk po ndalen lajmet jo të mira për Barcelonën.
Pak orë para ndeshjes me skuadrën e Levante, Quique Setien ka shumë pak lojtarë në dispozicion.
Katër largimet në merkaton e janarit kanë lënë shumë hapësira në skuadër, duke pasur parasysh se dy nënshkrimet e janarit i bashkohen klubit vetëm pas fundit të këtij sezoni.
Por, situata përkeqësohet edhe më shumë kur bëhet e ditur se Arturo Vidal nuk është stërvitur me klubin sot, dhe është në dyshime për ndeshjen kundër Levante.
Mungesa e tij do ta linte skuadrën me vetëm 15 lojtarë nga skuadra A.
Mbetet të shihet se si Quique Setien do të veprojë në këtë situatë që shihet si jo e zakontë, për shkak të numrit të vogël të lojtarëve në dispozicion.