Para ndeshjes me Milanin, Allegri konfirmon se ky lojtar po largohet nga Juventusi

16:12 | 22 Janar 2022

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka rikonfirmuar se Aaron Ramsey është i vendosur të largohet nga klubi.

Duke folur përpara udhëtimit të skuadrës së tij në San Siro për t’u përballur me Milanin këtë javë, trajneri i Bianconerëve konfirmoi se reprezentuesi i Uellsit mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit,përcjell ORAinfo.

“Aaron ka rezultuar negativ për Covid-19, por, siç e dini, ai nuk është me ekipin dhe është i vendosur të largohet nga klubi [këtë muaj]”, tha ai./ORAinfo/

Komento: