Para ndeshjes në Champions League, Juventus merr lajmin katastrofal

19:11 | 05 Nëntor 2019

Matthijs de Ligt është jashtë skuadrës së Juventusit që udhëton për në Lokomotiv Moskë për ndeshjen e Champions League për shkak të një problemi në këmbë.

Mbrojtësi De Ligt nuk e ka bërë udhëtimin, pasi ka lënduar këmbën e majtë gjatë fitores ndaj Torino të Shtunën, ku shënoi golin fitues, përcjell ORAinfo.

Kandidatët për të zëvendësuar holandezin janë Daniele Rugani dhe Merih Demiral.

Giorgio Chiellini është një mungesë afatgjatë, ndërsa Emre Can dhe Mario Mandzukic nuk janë në listën e UEFA.

Skuadra e Juventusit për Lokomotiv Moskë: Szczesny, De Sciglio, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi./ORAinfo/

Komento: