Para ndeshjes së nesërme, Neymari merr lajmin ‘katastrofal’

21:58 | 03 Shkurt 2020

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Neymarin.

Neymar nuk do të jetë në gjende të luaj në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Nantes , e cila do të zhvillohet nesër nga ora 21:05.

PSG e ka konfirmuar mungesën e brazilianit me arsyetimin që ai është i lënduar.

Futbollisti i cili të mërkurën do të mbush 28 vjeç do të pushoj për ndeshjen e nesërme.

Kurse vetëm 5 ditë pas ndeshjes kundër Nentes, klubi i Neymar do të përballet edhe me Lyonin si vendas.

Paris Saint-Germain aktualisht gjendet në pozitën e parë me 55 pikë kurse pas tyre rënditet Marseille me 43 pikë.

Komento: