Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat deri në 26 gradë

19:41 | 13 Tetor 2023
parashikimi-i-motit-per-fundjave,-temperaturat-deri-ne-26-grade

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të shtunës parashihet të mbajë mot kryesisht mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 7 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 26 gradë.

Kurse të dielën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, gjatë vikendit pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra për sekondë./Front Online

Komento: